Fiks 3 javë përpara datës suaj të takimit për intervistë, plotësoni nga një formular aplikimi për vizitën mjekësore për secilin aplikant të vizës, pavarësisht moshës. Mos dorëzoni formularin e aplikimit për vizitën mjekësore më parë se 3 javë nga data juaj e takimit për vizë!

Formulari i aplikimit për vizitën mjekësore kryhet vetëm elektronikisht nga kjo faqe interneti. Nëse do të jetë e nevojshme, kërkoni ndihmën e një familjari apo shoku që t’ju ndihmojë të plotësoni formularin e aplikimit për vizitën mjekësore.

Ne i plotësojmë formularët tuaj mjekësorë ekzakësisht me të dhënat që ju jepni në formularin e aplikimit për vizitën mjekësore përpara datës suaj të takimit për vizitën mjekësore. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ju të jepni informacionin e saktë në formularin e aplikimit për vizitën mjekësore.

Plotësoni këtu formularin e aplikimit për vizitën mjekësore. Ju do të merrni njoftimin me datën tuaj të vizitës mjekësore me email pas tre ditësh pune nga data që dorëzuat formularin e aplikimit për vizitën mjekësore. Kontrolloni emailin te spam/junk folder dhe nëse nuk ju ka ardhur një email nga ne, pas tre ditësh pune, ju mund të na kontaktoni me email. Mos harroni të lexoni Dokumentacionin e Kërkuar dhe ta sillni në ditën e vizitës mjekësore.

Ditët e Punës

Zyrat tona janë zakonisht të hapuar nga e Hëna deri të Premten. Në fundjavë dhe në ditë festash kombëtare zyrat tona janë të mbyllura.

Kur të Paraqiteni?

Plotësoni formularin e aplikimit për vizitën mjekësore tre javë para datës suaj të takimit për vizë (por jo më shpejt se tre javë – nëse aplikoni, ju do të kontaktoheni vetëm pasi të jeni tre javë para intervistës tuaj). Ne nuk rekomandojmë që të aplikoni më shpejt se tre javë nga data juaj e takimit për vizë, pasi raporti mjekësor është i vlefshëm për gjashtë muaj nga data që ju e firmosni atë, si dhe viza juaj do të kufizohet bazuar në datën e skadencës së vizitës suaj mjekësore.

Pyetje: Nuk kam një datë takimi për vizë dhe Seksioni Konsullor më ka kërkuar të kryej fillimisht vizitën mjekësore, çfarë të bëj?

Nëse Seksioni Konsullor ju ka udhëzuar të kryeni vizitë mjekësore pa patur një datë takimi për vizë, tek fusha e datës së takimit për vizë do të vendosni datën se kur dëshironi të kryeni vizitën mjekësore. Kini parasysh që edhe në këtë rast ju duhet të na lejoni rreth tre javë kohë që t’ju caktojmë datën e vizitës mjekësore.

Shkruani informacionin e saktë tek formulari i aplikimit.

Njoftimi i Datës së Takimit për Vizitën Mjekësore

Ne do ju nisim me email datën e takimit për vizitën mjekësore pas tre ditësh pune nga data e dorëzimit të formularit të aplikimit për vizitën mjekësore. Kontrolloni edhe Junk mail/Spam inbox. Nëse nuk ju vjen një email nga ne pas 4 ditësh pune, na dërgoni një email.

Mos caktoni takime të dyfishta!