Kur të Aplikoni
Të gjithë aplikantët, pavarësisht moshës, duhet të dorëzojnë elektronikisht aplikimin e vizitës mjekësore fiks tre javë përpara datës së takimit për vizë, në mënyrë që t’ju caktojmë takimin tuaj të vizitës mjekësore. Në rast se ju e keni marrë njoftimin e datës së intervistës për vizë më pak se tre javë nga data e intervistës, ju duhet të veproni me shpejtësi për të dorëzuar elektronikisht aplikimin tuaj të vizitës mjekësore për të mos hasur vonesa në intervistën për vizë. Sidoqoftë mos e dorëzoni formularin më shpejt se tre javë nga data juaj e takimit vizitën mjekësore.
Lexoni më shumë …
Dokumentacioni i Kërkuar që Duhet të Dorëzoni
Në ditën e takimit për vizitën mjekësore, secili aplikant i vizës, pavarësisht moshës, duhet të dorëzojë:
- Një pasaportë të vlefshme dhe një kopje të saj për secilin aplikant të vizës, pavarësisht moshës;
- Numrin e çështjes tuaj (duhet t’jua ketë dhënë Qendra Kombëtare e Vizave, ose Qendra Konsullore Kentucky, ose Seksioni Konsullor)
Vizita Mjekësore
Ju duhet të paraqiteni në orarin e caktuar dhe me dokumentacionin e kërkuar. Secili aplikant i vizës, pavarësisht moshës, duhet të paraqitet për vizitën mjekësore.
Njoftim i rëndësishëm: Ju nuk duhet të …
Takimet
Lutemi caktoni takim për secilin aplikant të vizës.