Ju duhet të paraqiteni në orarin e caktuar me dokumentacionin e kërkuar. Secili aplikant i vizës, pavarësisht moshës, duhet të paraqitet për vizitën mjekësore. Sekretaria jonë do ju udhëzojë në procesin e vizitës mjekësore.

Njoftim i rëndësishëm: Ju nuk duhet të kryeni urinën pas orës 7:00 të mëngjesit të datës së takimit për vizitën mjekësore. Përndryshe, rezultati i analizës nuk do të jetë i vlefshëm dhe do të detyroheni të paraqiteni një ditë tjetër për të  kryer analizën.

PASI TË KENI MBËRRITUR

Lutemi prisni në radhë dhe mbani qetësi. Ju mund të thërriteni pak më shpejt apo më vonë nga orari i caktuar, në varësi të rrethanave individuale të personit para jush. Ne do ju shërbejmë në mënyrë profesionale. Kini parasysh që ju do të zhvisheni për vizitën mjekësore. Ndaj, vishni gjëra të përshtatshme atë ditë.

Ne do të marrim dokumentacionin tuaj, do të përditësojmë të dhënat tuaja, dhe më pas do ju drejtojmë për tek Klinika Mjekësore Glob, e cila është klinika e autorizuar nga CDC për analizat mjekësore (grafia e kraharorit me rreze X, analizat e gjakut, dhe analiza e urinës. Përgjigjet e analizave do na vijnë direkt në zyrën tonë nga Klinika mjekësore Glob.

Pasi të ktheheni në zyrën tonë, mjeku i autorizuar do të kryejë ekzaminimin fizik dhe do të plotësojë formularët tuaj mjekësorë me përgjigjet e analizave tuaja.

RAPORTI I VIZITËS MJEKËSORE

Në shumicën e rasteve ne do ju kërkojmë të paraqiteni vetëm një herë, në ditën e vizitës mjekësore. Disa raste kanë nevojë për analiza shtesë, gjë që do të kërkojë kohë shtesë për të përfunduar vizitën tuaj mjekësore. Përpiquni të aplikoni për vizitën mjekësore fiks tre javë para datës suaj të takimit për vizë, në mënyrë që të minimizohen vonesat.

Mjeku i autorizuar do t’i dërgojë rezultatet e vizitës suaj mjekësore në Seksionin Konsullor rreth dy ditë pas takimit tuaj të vizitës mjekësore. Kjo ndodh pasi analiza e gonorresë kërkon kohë për të dalë përgjigja. Nëse mjeku jua jep juve zarfin e mbyllur të vizitës mjekësore, ju duhet ta dërgoni atë në Seksionin Konsullor. Ju NUK mund ta hapni zarfin. Hapja e zarfit bëhet vetëm nga nëpunësit e konsullatës. Ju nuk duhet ta dёrgoni nё Ambasadё CD-nё e Rrezeve X, përveç rasteve me azil. Juve do ju jepet një kopje e formularit të vaksinave, i cili mund t’ju kërkohet për të regjistruar fëmijën në shkollë në SHBA, etj.

Tё gjithё formularёt e klasifikuar si “Nuk ka sёmundje tё dukshme” janё tё vlefshёm pёr 6 muaj nga data qё e firmos mjeku. Nëse juve ju duhet të përsësisni vizitën mjekësore, ju duhet të aplikoni për një takim tëri dhe do ju duhet të përsërisni të gjitha analizat e kërkuara.

APLIKANTËT ME SIMPTOMA TË TUBERKULOZIT APO TË GONORRESË

Sipas Udhёzimeve tё Qendrёs pёr Parandalimin dhe Kontrollin e Sёmundjeve (CDC), juve mund t’ju kërkohet t’i nënshtroheni analizave të mëtejshme për Tuberkuloz (TB) ose për gonorrea. Përgjigja e analizave të TB-së mund të marrë 8-10 javë, kurse pёr gonorrenё njё javё. Seksioni Konsullor do tё njoftohet me listёn e aplikanёve tё referuar pёr analizat e TB-së dhe të gonorreas, ndaj ju nuk do të hasni vonesa në ditën e intervistës për vizë. Nёse aplikanti rezulton pozitiv, ai ose ajo do t’i nёnshtrohet trajtimit tё detyrueshёm tё TB-sё ose gonorresë nga stafi mjekёsor. Ju nuk do të paguani tarifë shtesë për trajtimin e TB-së, ndërsa për trajtimin e gonorresë dhe sifilizit ju jeni përgjegjës për koston e trajtimit.

Njoftim: Data e skadimit tё vizёs suaj do tё kushtёzohet nga data e skadimit tё raportit mjekёsor. Formularёt mjekёsorё tё klasifikuar si Class B (TB) janё tё vlefshme pёr 3 muaj nga data qё e firmos mjeku.

Pagesa e vizitës mjekësore nuk kthehet pavarësisht nga rezultati i aplikimit tuaj për vizë emigrimi.

VONESA TË MUNDSHME

Kur ju mbёrrini nё zyrёn tonё, mund tё ketё disa vonesa nё procedura, ose pёr shkak tё analizave tuaja, apo tё aplikantёve tё tjerё. Mund tё ketё edhe aplikantё me nevojё urgjente nё tё njёjtёn ditё. Lutemi mbani qetёsi dhe ndiqni udhёzimet e stafit mjekёsor.